Në kohën kur afrohen ditët për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, një votim i kontestuar i parlamentit hollandez ka kërkuar kthimin e regjimit të vizave për shtetasit shqiptarë, shkruan foldrejt.com.
Në një artikull të botuar muaj më parë në prestigjiozen austriake Der Standard, theksohej se Hollanda është e irrituar veçanërisht me Shqipërinë, për shkak se e ka shitur Air Albania dhe aeroportin e Vlorës te turqit. Kurse ngjashëm, tani edhe media europiane në gjuhën gjermane “Euroneës” shkruan se vendimi i parlamentit hollandez për vizat ka ardhur si sebep i mafias shqiptare brenda Europës.
Fjalën e fundit për regjimin e vizave do e thotë Këshilli i Europës, por duket se Hollanda me Shqipërinë ka probleme konçesionare dhe jo “mafioze” e “korruptive”, pasi këto të fundit janë ndjeshëm të shpërndara edhe në vende si Bullgaria, Serbia e Rumania./Foldrejt.com