Të mbetur jetim në “fund të botës”, ujgurët muslimanë dita-ditës po përballen me represionet e shtetit komunist kinez, për të shmangur fenë e tyre islame dhe të përshtaten me një “islam-kinez”, shkruan foldrejt.com. Sipas dëshmive të Amnesty International mbi një milion ujgurë ndodhen në kampet e ‘riedukimit’.
Por deri tani asnjë shtet musliman (përveç Turqisë) nuk ka dalur hapur në mbrojtje të tyre, kjo për shkak se rrezikojnë shkëmbimet tregtare mes shteteve të tyre dhe Kinës. Prej në shkurt, ministri i jashtëm turk theksoi se trajtimi kinez kundrejt minoritetit ujgur është “turp për njerëzimin”. Me këtë Turqia ishte shteti i parë musliman që reagoi për ujgurët.
Sipas medias gjermane Süddeutsche Zeitung, Kina po survejon gjithë ujgurët përmes smartphonevë.
Këndvështrime të ndryshme në takimin Erdogan Xi Jinping
Në kohën kur mediat kineze theksojnë se presidenti turk Rexhep Taip Erdogan gjatë takimit me shefin shtetëror kinez Xi Jinping ka folur për minoritetin ujgur, se është fakt, “që banorët e etnive të ndryshme në rajonin autonom të ujgurëve Xinjiang jetojnë me fat, falë mirëqenies kineze,” në anën tjetër media pro-qeveritare turke Daily Sabah shkruan se “Kina i ka ofruar delegacionit turk që të mbikëqyrë situatën e ujgurëve.”
Ankara nuk do lejojë askënd që të fus përçarje mes Turqisë dhe Kinës, vijoi Erdogan më tej, sipas medias kineze.
Pavarësisht se si qëndron e vërteta, duket se Turqia në formë jo-formale duhet të ketë biseduar për ujgurët muslimanë në Kinë. Por vallë pse shtetet tjera muslimane heshtin akoma?/Foldrejt.com