Assange kërkohet nga autoritetet amerikane për 18 akuza, duke përfshirë spiunazhin, publikimin e dosjeve të klasifikuara ushtarake amerikane dhe kabllogramet diplomatike.
Mediat kryesore nga SHBA, Britania e Madhe dhe Evropa kërkuan sot pezullimin e proceseve gjyqësore që po zhvillohen në SHBA ndaj themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange, me të cilin ata kanë bashkëpunuar në të kaluarën.
“Kjo aktakuzë krijon një precedent të rrezikshëm dhe kërcënon të minojë Amendamentin e Parë të SHBA-së dhe lirinë e shtypit”, thanë redaktorët dhe botuesit e The Guardian, New York Times, Monde, Der Spiegel dhe El Pais në një letër të hapur, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.