Sipas mediave angleze, të cilat pritnin që Lionel Mesi të transferohej te Mançester Siti në verë, duket se një gjë e tillë nuk do të ndodhë, pasi argjentinasi vazhdon të ketë prioritet Barcelonën, sidomos tani që janë larguar drejtuesit, me të cilët ai, por edhe pjesa tjetër e ekipit, kishin probleme.
Sigurisht, situata financiare e Barcelonës nuk është ndër më të mirat dhe Mesi është i ndërgjegjshëm se duhet të bëjë një sakrificë të rëndësishme financiare, pasi klubi nuk i ofron dot 75 milionë euro në vit që ka përfituar deri tani.
Shifra që është gati t’i ofrojë Barcelona është shumë më e ulët se kjo aktuale, por argjentinasi tashmë po cilëson aspektin financiar si dytësor, pasi mbi të gjitha do një projekt fitues. Të njëjtat burme theksojnë se ai po shqyrton këtë ofertë që i ka ardhur nga klubi, i cili i ka ofruar një marrëveshje 3 vjeçare.