Vizita e Këshilltarit të lartë të Departamentit të Shtetit – Derek Chollet në Beograd, po komentohet në mënyra të ndryshme nga mediat serbe. Për këto të fundit ai ka thënë se nuk e vizitoi Prishtinën dhe Beogradin për të lëshuar ultimatume, por për të shprehur mbështetje të fortë për dialogun me ndërmjetësimin e BE-së dhe për të shqyrtuar mënyrat se si ky proces të përparojë, shkruan Fol Drejt.
Opozitarja Danas shkruan se në fakt amerikanët e shohin Vuçiqin me përçmim. “Kosova nuk është prioritet i tyre, por largimi i ndikimit rus nga Serbia” – kanë thënë njohësit e zhvillimeve atje për këtë medium.
“Vështirë se dikush në Uashington mund të identifikohet me regjimin e Vuçiqit për sa i përket vlerave, por ata janë të vetëdijshëm se në këtë moment i gjithë pushteti (dhe fuqia për të bërë ndryshime të politikës së jashtme) është në duart e një njeriu. Kjo është arsyeja pse ata po përpiqen të gjejnë një gjuhë të përbashkët me të, duke injoruar në masë të madhe opozitën”, ka thënë për ‘Danas’ – Bojan Pajtiq, profesor universiteti.
Për më shumë, sipas Pajtiq:
“Për amerikanët nuk është prioritet çështja e Kosovës, por largimi i ndikimit rus nga Serbia, pasi ata e perceptojnë agresionin ndaj Ukrainës si fillim të një lloj lufte të ftohtë” – ka thënë Pajtiq.
Ndërsa deputeti i Partisë Popullore Stefan Jovanoviq ka thëne se kjo vizitë tregon interesin e ShBA-ve që procesi i zgjidhjes së çështjes Kosovë – Serbi, të përfundoj më shpejt.
“Është e qartë se ka një interes të madh për përshpejtimin e çështjes së zgjidhjes së statusit të Kosovës dhe Metohisë, tek një numër i caktuar i fuqive perëndimore, përfshirë Amerikën. Në një situatë të tillë qendrave perëndimore e pëlqejnë këtë lloj regjimi në Beograd, sepse ai është i ndjeshëm ndaj presionit dhe shantazhit dhe tregon gatishmëri për të “tregtuar” në mënyrë që të dorëzohet dhe të lejojë të ashtuquajturën anëtarësimin e Kosovës në OKB”, thotë Jovanoviq.
Në konferencën për media Chollet është pyetur nga Tanjug nëse është e vërtetë që Prishtinës i është dhënë ultimatum për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe deri në pranverë, ai është ka thënë se:
“Ne jemi duke punuar në partneritet të ngushtë me kolegët tanë nga Bashkimi Evropian (BE). Kolegu im Escobar ishte në Bruksel në fillim të javës për të diskutuar këtë. Jemi në dispozicion që të ulemi e të bisedojmë, në mënyrë që ta shohim nëse jemi duke e drejtuar procesin në një drejtim pozitiv të zhvillimeve” – duke shtuar se “Asociacioni duhet të jetë në përputhje me kushtetutën e Kosovës”, dhe se “nuk mund të zbuloj se si do të bëhet zbatimi i marrëveshjes, është një hap që besojmë se do të zbulohet në një kohë të caktuar.”
Përndryshe, presidenti Aleksandër Vuçiq ka thënë se nga delegacioni amerikan ka kërkuar që të bëjë më shumë presion mbi Prishtinën zyrtare, në mënyrë që të zbatohet çështja e marrëveshjes për asociacionin.
“I shpreha pritjen që SHBA-ja të njohë përpjekjet e shtetit tonë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, dhe po ashtu ta përdorë ndikimin e padyshimtë dhe ta inkurajojë Prishtinën që t’i përmbushë obligimet në pajtim me marrëveshjet e pranuara dhe të nënshkruara, por edhe që të vazhdohet dialogu në frymën e sinqeritetit dhe shkëmbimit të hapur të propozimeve për zgjidhjen e sfidave konkrete”, ka thënë Vuçiqi.
We seek a strong relationship with Serbia based on respect and a shared commitment to democratic principles. Thanks to @predsednikrs Vucic for good conversation on US-Serbia partnership. 🇺🇸🇷🇸 pic.twitter.com/Bb0dDS6LHK
— Derek Chollet (@CounselorDOS) January 12, 2023
Përndryshe Chollet në llogarinë e tij në Twitter, është shprehur i lumtur që me zyrtarët e lartë serb, duke e përfshirë këtu presidentin Vuçiq, ka pasur rastin të dëshmojë marrëdhëniet e forta me Serbinë, të bazuara në “respekt dhe një angazhim të përbashkët ndaj parimeve demokratike”.
Pleased to meet PM @AnaBrnabic and DPM/Minister of Defense @VucevicM to talk key issues from energy security to economic integration, to U.S.-Serbia defense relations and ensuring peace and stability. pic.twitter.com/IcoPvzdZ75
— Derek Chollet (@CounselorDOS) January 12, 2023
Me Kryeministren Ana Bërnabiq, ndërkaq ai ka theksuar se ka biseduar edhe për çështje të tjera kyçe si “siguria energjetike e integrimi ekonomik, deri te marrëdhëniet ShBA – Serbi në aspektin e mbrojtjes dhe sigurimit të paqes dhe stabilitetit.”/FolDrejt/