Një oficer i Inteligjencës Ruse ka zbuluar se Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka dhënë urdhër për të eleminuar disa nga armiqtë e tij.
Paralajmërimi i një fushate vdekjeprurëse post-pandemike vjen nga spiuni rus, i cili më parë kishte paralajmëruar edhe vrasjen e mbetur në tentativë të ish-agjentit të dyfishtë rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia, të dy të helmuar me agjent nervor në Britani të Madhe.
Oficeri ka paralajmëruar se janë 6 persona që jetojnë në Britani të cilët janë në listë për t’u eleminuar nga Putin.
Në një letër drejtuar njërit prej shënjestrave të Putin, oficeri i shkruan se “ata janë jashtë për t’ju mbyllur gojën plotësisht. Merrni masat paraprake të ndryshoni shpejt vendbanimin tuaj, edhe nëse vetëm përkohësisht”.
Ky paralajmërim për vrasje erdhi pasi Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, e kishte cilësuar Rusinë si “kërcënimi më i mprehtë” i Mbretërisë së Bashkuar.