Agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA Novosti raporton se tre fëmijë ishin në mesin e 13 personave që vdiqën pas rrëzimit të një avioni ushtarak në Yeysk. Aeroplani gjuajtës-bombardues Su-34 goditi një ndërtesë banimi.
RIA gjithashtu raporton se hetuesit aktualisht konsiderojnë një “mosfunksionim teknik të avionit” si faktorin kryesor në rrëzimin./FolDrejt/