Barcelona është ende duke u përpjekur të rregullojë financat e klubit në mënyrë që të jetë në gjendje të sjellë Lionel Messin në verë.
Ish-futbollisti i Barcelonës pritettë rikthehet pas dy vitesh lojë për PSG-në, por për të përmbushur dëshirën e tifozëve, do të jetë e nevojshme shitja e disa lojtarëve.
Ardhja e Messit, pavarësisht se ai është gati të ulë çmimin e tij, pritet të sjell ndryshime në personel dhe sipas raportimeve që vijnë nga Spanja, njëri prej tyre ka të bëjë me Raphinha-n. Anësori i djathtë brazilian mbërriti në klub vitin e kaluar në një transferim prej 58 milionë eurosh nga Leeds dhe nënshkroi një kontratë deri në verën e vitit 2027.
Që prej mbërritjes në Barcelonë, Raphinha ka arritur të bëjë 46 paraqitje për klubin. Ai shënoi 10 dhe asistoi 12 gola në sezonin, në të cilin Barça fitoi titullin kampion spanjoll dhe fitues të Superkupës. Messi luajti 39 ndeshje për PSG-në në të njëjtin pozicion këtë sezon. Ai shënoi 20 gola dhe asistoi 19 gola, transmeton Fol Drejt.