Fitorja e mbrëmshme e klubit nga Kosova, Ballkanit, nuk i ka “pezmatuar” vetëm tifozët kroatë të Dinamos, por edhe mediat, shkruan Fol Drejt.
“Një nga humbjet më të turpshme evropiane në historinë e saj është shënuar nga Dinamo në ndeshjen e djeshme ndaj Ballkanit. Ndeshja në Prishtinë përfundoi 2:0 për ekipin e Kosovës, i cili fitoi ndeshjen e xhiros së dytë të Ligës së Konferencës me golat e shënuar nga Almir Kryeziu në minutën e 45-të dhe Walid Hamidi në minutën e 83-të” – shkruan Index.hr
“Dinamo tregoi shumë pak në 45 minutat e para. Skuadra e Sergej Jakiroviç dërgoi vetëm një goditje në kornizën e portës vendase, gjë që tregon mjaft për lojën e kampionit kroat. Në të dytën, ajo e nisi në mënyrë më aktive dhe më agresive, por megjithatë nuk arriti të kërcënojë seriozisht kundërshtarin e saj dhe më pas pranoi golin e dytë” – ka vijuar përshkrimin e ndeshjes mediumi kroat.
Por ekipi i Ballkanit ka treguar potencë edhe në ndeshjet e kaluara, kjo mund të mos iu ketë rënë në sy kundërshtarëve.
Liga e Kosovës, përgjithësisht ka gëzuar një ngritje të cilësisë viteve të fundit, ndërsa Ballkani është një referencë për këtë.
Fitorja e klubit nga Kosova, ka bërë jehonë ndërkombëtare./FolDrejt/