Terroristët që ia morën jetën policit kosovar Afrim Bunjakut po glorifikohen nga regjimi i Vuçiqit në Serbi.
Në anën tjetër çdo ditë e më shumë provat po grumbullohen rreth përfshirjes direkte të presidentit serb në sulmin terrorist të së dielës në Banjskë të Zveçanit, përcjell Fol Drejt.
“Provat po grumbullohen, Vuçiq po e gropos veten gjithnjë e më thellë, dhe po flitet gjithnjë e më shumë për rolin e Rusisë”, me këtë titull nis shkrimi e mediumit korat “Jutarnji.hr“, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Mediumi tutje thekson se Radoiçiq ka qenë ai që ka zbatuar urdhrin e pamatur të Vuçiqit dhe është personi që e komprometon më tej presidentin serb.
“Milan Radoiçiq, një nga njerëzit më të afërt të Vuçiqit në Kosovë, u pa në mesin e sulmuesve, nënkryetari i Listës Serbe, një “organizatë” politike që mbledh dhe përfaqëson serbët e Kosovës që funksionojnë në telekomandën e Vuçiqit.
Vitin e kaluar, të gjithë serbët lanë pozitat e tyre në autoritetet e Kosovës, nga niveli shtetëror në atë lokal, me urdhër të Vuçiqit. Vuçiq me këtë ka dashur të tregojë se është “shefi” që e kontrollon situatën dhe se do të jetë ashtu siç thotë ai, dhe kjo vetëm sa e vështirësoi edhe më shumë pozitën e serbëve dhe disa kërkesa të tyre politike”, shkruan ky medium.
Radoiçiq ka qenë ai që ka zbatuar urdhrin e pamatur të Vuçiqit dhe është personi që e komprometon më tej Vuçiqin. Milan Radoiçiq është një sipërmarrës i dyshimtë i cili u largua pasi filloi të hetohej nga shteti dhe autoritetet e Kosovës nën dyshimet se ishte i përfshirë në vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq, vijon shkrimi.
Aty përmendet edhe një nga terroristët e vrarë, i cili siç bëri të ditur dje ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla kishte qenë një nga truprojat e Aleksandër Vulinit.
“Po ashtu, problem shtesë është se është konstatuar se njëri prej të vdekurve ishte Bojan Mijailoviq, truproja i drejtorit të shërbimit inteligjent serb BIA, Aleksandar Vulin, që e kishte shoqëruar atë gjatë vizitës së tij në Kosovë në vitin 2013. Vulin është hapur një “lojtar rus”. Ai ka qenë tashmë dy herë në Moskë që nga fillimi i agresionit rus kundër Ukrainës dhe ka kaluar kohë atje me Nikolai Patrushev, i cili koordinon shërbimet e inteligjencës ruse”, vijon shkrimi.
Mediumi kroat shkruan edhe për faktin që menjëherë pas zhvillimeve në Banjskë, Vuçqi fillimisht iu rejtua ambasadorit rus Aleksandar Bocan-Harçenko dhe vetëm të nesërmen shkoi te ambasadorët e QUINT-it.
Pas krizës që rrethoi manastirin e Banjskës, Vuçiq fillimisht iu drejtua ambasadorit rus Aleksandar Bocan-Harçenko dhe vetëm të nesërmen shkoi te ambasadorët e QUINT-it gjegjësisht i vendeve kryesore perëndimore, me të cilët takimi, sipas mediave të pavarura të Beogradit, “ishte shumë i dhimbshëm dhe i tensionuar”.
E gjithë kjo është veçanërisht interesante sepse vihet re/supozohet se Rusia mund të përfshihet në këtë aferë shpërthyese që destabilizon më tej jo vetëm Kosovën, por edhe Serbinë dhe më gjerë. Moska është rehat me ndërlikimet dhe përshkallëzimin e krizës dhe përdor çdo mundësi për të larguar vëmendjen të paktën pak nga lufta kundër Ukrainës. Kujtojmë se në vitin 2016, nën drejtimin e agjentëve rusë të GRU-së, në Mal të Zi u krye një tentativë grusht shteti për të penguar hyrjen e tij në NATO, përfundon shkrimi i mediumit kroat rreth zhvillimeve ët fundit në veri.
/FolDrejt/