Lideri i LDP-së, Çedomir Jovanoviq, nuk u ndalua nga policia, por u lirua pasi iu përgjigj thirrjes për t’u paraqitur në stacionin policor për të dhënë deklaratë, shkruan portali Nova.rs.
Jovanoviq është thirrur në polici pasi avokati i Novi Sadit, Nemanja Aleksiç, e ka raportuar për kërcënime të supozuara thuhet në raport.
Siç raportojnë mediat, Jovanoviq dyshohet se e ka kërcënuar avokatin Aleksiç për shkak të ekzekutimit në procedurën në të cilën Aleksiqi paraqitet si përfaqësues ligjor i një banke, por emri i Jovanoviqit nuk përmendet askund.
Dyshohet se bëhet fjalë për ekzekutim për banesën e vjehrrës së Jovanoviqit, thuhet aty, përcjell Fol Drejt.