Presioni ndaj presidentit Aleksandër Vuçiq kohëve të fundit ka qenë mjaft i lartë. Ai u rrit sidomos pas masakrës në një shkollë në Serbi, në fillim të majit të këtij viti, për çka më vonë revolta ndaj pushtetarëve u revoltua nëpërmjet protestave masive, shkruan Fol Drejt.
Por N1info po konstaton se, veç tjerash, Vuçiq është edhe shkelës i kushtetutës. Në një rubrikë dedikuar shkeljeve kushtetuese, fotografia e tij ekspozohet më së shpeshti.
“Përsëri, presidenti flet vetëm për çështje jashtë juridiksionit të tij”, mbanë titullin njëri prej artikujve. “Tejkalimi i autoritetit: Si e uzurpon presidenti Qeverinë e Serbisë?”, pason një tjetër.
Pakënaqësia ndaj tij është rritur mjaft por, njohësit e zhvillimeve vënë në dukje se vetëm ndonjë çarje e brendshme e koalicionit politik i cili e mbanë atë në pushtet, mund ta rrëzojë para kohe./FolDrejt/