Zëvendëspresidenti i Këshillit të Sigurimit të Rusisë Dmitry Medvedev tha sot se bota është e “sëmurë” dhe ndoshta në prag të një lufte të re botërore, por se ajo mund të shmanget.
“Bota është e sëmurë. Dhe ka shumë të ngjarë që është në prag të një lufte të re botërore. A është e pashmangshme? Jo, nuk është,” tha Medvedev gjatë një bisede me pjesëmarrësit në maratonën edukative “Dituria”, përcjell Fol Drejt.
Ai shtoi se lufta botërore mund të shmanget, por se nuk do të bëjë parashikime, sepse, siç vlerësoi, janë një “punë e pafalshme”./FolDrejt/