Dmitry Medvedev, nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse, ka uruar Elon Musk për blerjen e Twitter, por shtoi se ai duhet të ndalojë së lejuari Ukrainën të përdorë Starlink.
“Paç fat Elon Musk në kapërcimin e paragjykimeve politike dhe diktaturës ideologjike në Twitter. Dhe lëre atë biznesin e Starlink në Ukrainë”, postoi ish-kryeministri dhe presidenti rus në faqen e mediave sociale që tani Musk zotëron, raporton Al Jazeera, trasmeton Fol Drejt.
Starlink në pronësi të Musk-ut ka lëshuar më shumë se 3000 satelitë të vegjël në orbitën e ulët të Tokës. Ata po ofrojnë shërbimin e internetit në Ukrainë, ku lufta ka shkatërruar infrastrukturën celulare dhe të internetit. Shërbimi ka qenë jetik për komunikimet ushtarake ukrainase./FolDrejt/