Zëvendëspresidenti i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev tha sot se presidenti amerikan, Joe Biden, ka marrë garanci sigurie para vizitës së sotme të paparalajmëruar në Kiev, por ai nuk ka specifikuar se kush nga pala ruse i ka dhënë ato garanci.
Gjatë vizitës së tij në Kiev, Biden foli me kolegun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky.
“Biden, pasi mori garancitë e sigurisë, më në fund mbërriti në Kiev. Ai premtoi shumë armë dhe u zotua për besnikëri ndaj regjimit neonazist deri në varr. Natyrisht, kishte shumë aludime për fitore nga ana e tyre, e cila supozohet se do të vijë me armë të reja dhe burra trima”, shkroi Medvedev në kanalin e tij Telegram./FolDrejt/