Bota po përballet me një konflikt në nivel global nëse qëllimi i Uashingtonit është të mposht Moskën, paralajmëroi sot zëvendëspresidenti i Këshillit të Sigurimit Rus Dmitry Medvedev.
Medvedev theksoi se nëse SHBA-të duan të mposhtin Rusinë, do ta mbrojnë veten me të gjitha mjetet, përfshirë armët bërthamore, përcjell Fol Drejt.
“Është e qartë për të gjitha fuqitë se nëse SHBA dëshiron të mposhtë Rusinë, ne po shkojmë drejt një konflikti në nivel global. Nëse SHBA dëshiron të mposhtë Rusinë, ne kemi të drejtë të mbrohemi me çdo armë, përfshirë armët bërthamore”, tha Medvedev në Telegram./FolDrejt/