Pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale e Drejtësisë në Hagë lëshoi një urdhër arresti për presidentin rus Vladimir Putin javën e kaluar, Dimitri Medvedev doli në mbrojtje të tij, shkruan Klix, përcjell Fol Drejt.
Putin është nën vëzhgimin e gjykatës në Hagë me akuzën e dëbimit të paligjshëm të fëmijëve dhe transferimit të paligjshëm të njerëzve nga territori i Ukrainës në Federatën Ruse.
Përveç Putinit, një urdhër arresti u lëshua edhe për komisioneren e tij për të drejtat e fëmijëve, Maria Alekseevna Lvova-Belova, me të njëjtat akuza për dëbim të paligjshëm të fëmijëve ukrainas.
Është vlerësuar se ka “arsye të justifikuara për të besuar se të dy të dyshuarit mbajnë përgjegjësi për krimin e luftës të dëbimit të paligjshëm të popullsisë dhe transferimit të paligjshëm të popullsisë nga territoret e okupuara të Ukrainës në Federatën Ruse”.
Gjyqtarët konsideruan lëshimin e urdhrave të fshehtë për arrestime, por arritën në përfundimin se publikimi i tyre mund të “kontribuojë në parandalimin e krimeve të mëtejshme”.
Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev tha se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) për të lëshuar një urdhër-arresti për Vladimir Putin do të kishte pasoja të rënda për të drejtën ndërkombëtare.
“Ata vendosën të gjykojnë presidentin e një fuqie bërthamore që nuk merr pjesë në ICC në të njëjtat arsye si Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera. Pasojat për të drejtën ndërkombëtare do të jenë monstruoze,” shkroi Medvedev në Telegram. /FolDrejt/