Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitri Medvedev sot vlerësoi se përvoja e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut tregon se e vetmja rrugë është hyrja në Bashkimin Evropian përmes NATO-s dhe se Uashingtoni, siç tha ai, e “komandon” Brukselin. .
Duke komentuar dëshirën e Ukrainës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, Medvedev shkroi në Telegram se pyetja ishte se si të hyni në BE pa anëtarësimin në NATO dhe tha se doli që kjo nuk ishte e mundur sot.
Medvedev kujtoi deklaratën që i referohet anëtarësimit të Ukrainës në BE, e cila i atribuohet ish-kryeministrit të Rusisë, Viktor Chernomyrdin./FolDrejt/