Prej disa ditësh Meghan Markle po qëndron në Amerikë. Dukesha ka shkuar aty për të mbështetur mikeshën e saj, Serena Williams, në ndeshjen e saj të rëndësishme, në finalen e US Open.
Por këtë herë ajo ka udhëtuar pa bashkëshortin dhe vogëlushin e saj dhe për këtë arsye po kryqëzohet nga komentet e fansave. Ata shkruajnë se kjo nuk është aspak normale, pasi Archie është vetëm 4 muajsh.
“Cila nënë sillet si ti? E lë foshnjën e saj 4 muajshe vetëm në shtëpi dhe shkon të argëtohet në finalen e US Open, një finale tenisi që shumë lehtë mund të shihet dhe në televizor”, ishte një nga komentet që ka marrë mijëra pëlqime.
Edhe pse princ Harry ndodhet në shtëpi pranë vogëlushit, sipas ndjekësve veprimi i Meghanit është i pafalshëm.