Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një postimi në facebook, është shprehur se 28 Nëntori dhe flamuri shqiptar janë busulla që i ka orientuar dhe udhëhequr gjithmonë shqiptarët dhe që do të vazhdojë t’i udhëheqë edhe në të ardhmen.
Ai e ka cilësuar mbledhjen e sotme si një ribashkim të madh në vizionin e përbashkët kombëtar për rrugëtimin e pandalshëm në mbrojtjen dhe orientimin e interesave në të tashmen dhe në të ardhmen e shqiptarëve.
“Mbledhja historike mes dy kuvendeve tona shtetërore, përtej simbolikës, në përmbajtje është rikthimi i madh në vizionin tonë të përbashkët kombëtar për rrugëtimin tonë të pandalshëm në mbrojtjen dhe orientimin e interesave tona në të tashmen dhe të ardhmen tonë.
28 Nëntori dhe Flamuri ynë është busulla që na ka orientuar e udhëhequr dhe do tê na orientoj e udhëheq gjithmonë!”, ka shkruar Mehaj./FolDrejt/