Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë homazhe para shtatores së heroit kombëtar, Zahir Pajaziti në Prishtinën, në 26-vjetorin e vrasjes së tij, shkruan Fol Drejt.
“Sot 26 vite më parë, ranë për të mos vdekur kurrë Komandanti Zahir Pajaziti me bashkëluftëtarët e tij Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Armiku i vrau tinëzisht sepse nuk pati guxim t’u dalë përballë këtyre trimave.”, shkroi i Mehaj në Facebook.
Mehaj tha se këta tre ranë, por mijëra të tjerë u ngritën nën emblemën e lavdishme të UÇK-së, duke vazhduar luftën dhe amanetin e tyre deri në arritjen e lirisë së vendit.
“Ne, Ushtria jonë vazhdojmë amanetin e tyre duke u zhvilluar e forcuar çdo ditë e më shumë.
Këtë ia kemi borxh gjakut të Gjeneral Zahir Pajazitit me shokë.
Ia kemi borxh gjithë të rënëve për Liri dhe Pavarësi.”, shtoi ministri. /FolDrejt/