Minisitri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se janë arritur objektivat dyvjeçare të ushtrimit “Defender Europe ’23” për validimin e kapaciteteve të Regjimentit të Këmbësorisë, raporton Fol Drejt.
“Ju njoftojmë se objektiva dyvjeçare e ushtrimit “Defender Europe ’23” për validimin e kapaciteteve të Regjimentit të Këmbësorisë është arritë, ndërsa Forca e Sigurisë së Kosovës po vazhdon aktivitetin e saj ditor në kuadër të bashkëpunimit me partnerët tanë strategjik.”, shkroi Mehaj në Facebook.
Mehja theksoi se1348 ushtarakët e FSK-së kanë treguar profesionalizëm të lartë në mesin e 25 shteteve pjesëmarrëse të këtij ushtrimi, gatishmëri për të shërbyer përkrah aleatëve tanë në çdo mision të NATO-s, me qëllim ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend, rajon dhe më gjerë.
Në fund Mehaj shtoi se Forca e Sigurisë së Kosovës, Forcë që garanton siguri për qytetarët dhe mbrojtje të territorit të Republikës së Kosovës. /FoLDrejt/