“Republika e Austrisë, si shtet partner i NATO-s, mbështet synimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në NATO dhe BE”, ka thënë ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj.
Mehaj, me anë të një postimi në facebook, ka bërë të ditur se ka takuar homologen austriake, e cila ka shprehur vlerësimet në lidhje me avancimet e Ushtrisë së Republikës së Kosovës, qëndrimin proevropian sa i përket agresionit rus ndaj Ukrainës.
“Në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin për Bashkëpunim të Evropës Qëndrore në fushën e Mbrojtjes, kam takuar Ministren e Mbrojtjes të Republikës së Austrisë, Klaudia Tanner, e cila shprehu vlerësimet e saj në lidhje me avancimet e Ushtrisë së Republikës së Kosovës, qëndrimin proevropian sa i përket agresionit rus ndaj Ukrainës, gatishmërinë për të bashkëpunuar në fushën e mbrojtjes, përmes trajnimeve të përbashkëta ndërmjet forcave të dyja shteteve, në anën tjetër si ministër e falenderova për pjesëmarrjen në konferencën FSK dhe partnerët, për gatishmërinë e vazhdueshme për bashkëpunim, si dhe i kërkova përkrahje për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në iniciativat rajonale, në NATO dhe BE.”, ka shkruar Mehaj./FolDrejt/