Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, bashkë me ministrin e ri të kësaj ministrie, Ejup Maqedoncin kanë bërë homazhe te varri i Adem Demaçit, transmeton Fol Drejt.
Kështu ka njoftuar vetë ish-ministri Mehaj.
“Sot bashkë me Ministrin Maqedonci, bëmë homazhe tek varri i Adem Demaçit, i cili do të mbetet gjithmonë simbol i qëndresës dhe rezistencës sonë kombëtare.
Vizioni i bacës Adem do të jetë ai që na udhëheqë neve në punën dhe angazhimet tona.”, ka shkruar Mehaj në një postim në Facebook, përcjell FolDrejt.