Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka marrë pjesë në zbulimin e pllakës përkujtimore në Shtuticë, e më pas ka vazhduar në fshatrat Verbovc dhe Tërstenik për të bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve dhe martirëve të rënë me datën 30 prill 1999, shkruan Fol Drejt.
“Sot në fshatin Shtuticë të Drenicës, së bashku me Kryeministrin e Republikës së Kosovës morëm pjesë në zbulimin e pllakës përkujtimore dhe bëmë homazhe në nderim të dëshmorëve dhe martirëve të rënë me datën 30 prill 1999.”, shkroi Mehaj në Facebook.
Mehaj tha se pas Shtuticës kanë vazhduar për në Verbovc dhe lagjen Gashani në Tërstenik, tek varrezat e dëshmorëve dhe martirëve, të cilin kishin rënë në po të njëjtën ditë. Mbi 270 të rënë në Shtuticë, Verbovc dhe rrëthinë janë dëshmi e krimit dhe gjenocidit serb në Kosovë.
“Krime të tilla as nuk duhet te falen e as të harrohen.
Drejtësia duhet të vihet në vend.”, shkroi Mehaj në fund. /FolDrejt/