Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë homazhe tek varri i dëshmorit Basri Canolli – Shpendi, në përvjetorin e rënies së tij, raporton Fol Drejt.
“përvjetorin e rënies së dëshmorit Basri Canolli – Shpendi, sot vendosem lule dhe bëmë homazhe në nderim të jetës dhe veprës së tij. Shpendi i UÇK-së ishte luftetar i vijave të para të frontit, ai lëvizte nga një rajon në tjetrin nga një betejë në tjetrën, levizjet e tij ishin të një strategu të vërtetë dhe të një njeriu mirë tē kalitur, për shkak të këtyre lëvizjeve shokët e tij e thërrisnin “Shpendi”.”, shkroi Mehaj në Facebook.
Mehaj theksoi se Basriu dëshmoi vendosmëri dhe vullnet të çeliktë në rrugën drejt çlirimit, ku shtoi tha se ashtu ishte nga dita e parë deri në ditën e fundit të rënies së tij për liri. /FolDrejt/