Ministiri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se pjesë e nismës për përmirësimin e mirëqenies së ushtarakëve tashmë janë edhe bizneset nga Shqipëria, shkruan Fol Drejt.
“Në më pak se një muaj, bashkëpunimin që e filluam me AKB-në për përfshirjen e bizneseve nga Kosova, po e zgjerojmë edhe në territorin e Shqipërisë, përmes Shoqatës së Restoranteve e Bujtinave Shqiptare, (me kryetar, Kujtim Dervishi), të cilët shprehën gatishmërinë e tyre për të përfshirë subjektet anëtare në nismën që ka për qëllim përmirësimin e kushteve të ushtarakëve tanë.”, shkroi Mehaj në Facebook.
Mehaj theksoi se mbi tridhjetë biznese nga Kosova dhe mbi pesëdhjetë hotele e resorte nga Shqipëria, ofruan zbritje në çmimet e produkteve dhe shërbimeve të tyre.
Minstri në fund shtoi se nisma të tilla janë kuptimplote vetëm atëherë kur vullnetet e dy shteteve tona për t’i ndihmuar njëra-tjetrës janë të koordinuara dhe veprimet për ta jetësuar atë vullnet të sinkronizuara. /FolDrejt/
e nismës për përmirësimin e mirëqenies së ushtarakëve