Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka reaguar me rastin e 33-vjetorit të Deklaratës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, transmeton Fol Drejt.
Mehaj e ka cilësuar këtë deklaratë si ndër aktet themelore të shtetësisë së Kosovës.
“Sot 33 vite më parë, delegatët e Kuvendit të Kosovës, në rrethana të jashtëzakonshme, para shkallëve të Kuvendit të Kosovës, miratuan Deklaratën Kushtetuese.
Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut të vitit 1990, ka hyrë dhe mbetur në histori si nder aktet themeltare të shtetësisë së Kosovës, e cila ndër vite mbajti gjallë angazhimin për liri, çlirim e pavarësi të shqiptarëve të Kosovës.
Sot, 33 vjet pas kësaj ngjarje historike, me mirënjohje kujtojmë dhe vlerësojmë jetën dhe veprën e delegatëve të Kuvendit të Kosovës të legjislaturës së vitit 1990.”, është shprehur Mehaj./FolDrejt/