Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kanë marrë pjesë në akademinë përkujtimore në nderim të 77 civilëve të vrarë më 13 maj 1999, në Korishë të Prizrenit.
Në këtë ditë është bërë edhe zbulimi i shtatores së heroit, Sali Shaban Rexhaj.
Ndërkaq, me këtë rast, ministri Mehaj është shprehur se pikërisht me gjakun e tyre, dëshmorët dhe martirët e kombit shqiptar kanë vënë themelet e lirisë.
“Sot së bashku me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti morëm pjesë në akademinë përkujtimore në nderim të 77 civilëve të vrarë më 13 maj të vitit 1999, në fshatin Korishë të Prizrenit.
Gjithashtu, në këtë ditë është bërë zbulimi shtatores së heroit kombëtar, Sali Shaban Rexhaj.
Dëshmorët dhe martirët e kombit tonë janë ata të cilët me gjakun e tyre kanë vënë themelet e lirisë.
Lavdi!”, është shprehur Mehaj në një postim në Facebook./FolDrejt/