Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka diskutuar me me përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta për mbarëvajtjen e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të 5,6 dhe 7 marsit, shkruan Fol Drejt.
“Së bashku me përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta, diskutuam për mbarëvajtjen e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 5,6 dhe 7 marsin si datat më të rëndësishme të luftës sonë çlirimtare. Organizimi i Epopesë këtë vit ka qenë në nivelin më të lartë ndonjëherë.”, shkroi Mehaj në Facebook.
Mehaj shtoi se në muajin mars do të organizohet edhe Epopeja e Dukagjinit rreth së cilës janë duke u bërë përgatitjet e nevojshme nga autoritetet lokale dhe qëndrore.
“Në këtë takim me theks të veçantë diskutuam rreth ditës së përbashkët të të gjithë dëshmorëve të vendit tonë.”, theksoi ministri Mehaj. /FolDrejt/