Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, po merr pjesë në panairin dhe konferencën “ASDA 2023”, të organizuar nga Qeveria e Kroacisë.
Gjatë qëndrimit në këtë panair, Mehaj njoftoi se kanë vizituar shtandet e disa prej 200 kompanive nga 30 shtetet pjesëmarrëse që merren me prodhimin e mjeteve dhe pajisjeve ushtarake, që siç ka thënë tutje Mehaj, inkorporimi i të cilave pajisje do të modernizonte Forcën e Sigurisë së Kosovës duke ngritur kapacitetet e përgjithshme operacionale të saj.
“Në margjinat e ASDA, takova gjithashtu Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Alan Boëman, Ambasadorin e Danimarkës, Ole Henrik Frijs Madsen si dhe Ambasadorin e Japonisë, Iso Masato, me të cilët diskutuam për bashkëpunimin e mëtejmë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Duke investuar në pajisje dhe në partneritetin me aleatët tanë strategjik, do të përmbushim objektivin tonë si shtet për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO.”, ka thënë tutje Mehaj./FolDrejt/