Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka njoftuar për suksesin e dy nënoficerëve të ushtrisë së Republikës së Kosovës në Turqi.
Mehaj ka bërë me dije se në shkollën e Rreshter Majorëve në Ankara të Turqisë, Rreshter Besiana Hykaj dhe Rreshter Ridvan Kalludra kanë përfunduar me sukses shkollimin e lartë edukativ për nënoficer.
“Nënoficerët e ushtrisë së Republikës së Kosovës me sukses kanë arritur të përfundojnë shkollimin e lartë në Republikën e Turqisë.
Në shkollën e Rreshter Majorëve në Ankara të Turqisë, Rreshter Besiana Hykaj dhe Rreshter Ridvan Kalludra kanë përfunduar me sukses Shkollimin e Lartë Edukativë për Nënoficer (NOF ) të lartë SHP (NCO Higher Headquaters Service Education ).
Në mesin e 80 pjesëmarrësve, 2 ushtarakët e ushtrisë sonë treguan sukses të lartë duke dëshmuar për përkushtimin e tyre ndaj ngritjes profesionale.”, ka njoftuar Mehaj në profilin e tij zyrtar në Facebook./FolDrejt/