Ministi i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se dy oficerë të FSK-së kanë përfunduar me sukses kursin për Kapiten të Karrierës në shkollën e Oficerëve të Këmbësorisë në Republikës Federale të Gjermanisë, shkruan Fol Drejt.
“Forcës së Sigurisë së Kosovës çdo ditë e më shumë po i shtohen kuadro të reja profesionale.
Oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, toger Valdet Halimi dhe toger Granit Revuçi, përfunduan me sukses Kursin për Kapiten të Karierës në shkollën e Oficerëve të Këmbësorisë në Republikës Federale të Gjermanisë.”, shkroi Mehaj në Facebook.
Mehaj shtoi se diplomimi i tyre është vlerë e shtuar për ushtrinë e Kosovës. /FolDrejt/