Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj njoftoi se dy ushtarakë të FSK-së po marrin pjesë në garën “Best Warrior 2023”.
Për këtë njoftoi përmes një njoftimi në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Dy ushtarakë të FSK-së po marrin pjesë në garën “Best Warrior 2023”, që është duke u zhvilluar në shtetin e Iowa, duke testuar kështu njohuritë e tyre në disa disiplina si: levizjet taktike luftarake; ngjyrosja dhe kamuflimi; operacionet e MKAB-se; radio operacionet; kalimi në fushat e minuara.
U urojmë suksese në këtë fundjavë që pritet të jetë sfiduese për ta në aspektin fizik dhe mental.
Falenderojmë Gardën Kombëtare të Iowas, për partneritetin e shkëlqyer, bashkëpunimin e vazhdueshëm në avancimin profesional të ushtarkëve tanë dhe shkëmbimin e përvojave.
Le të fitojë më i miri!
FSK”, u shpreh Mehaj./FolDrejt/