Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në facebook, ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, ka shprehur mirënjohjen për bashkëpunimin e FSK-së me forcat aleate të Britanisë së Madhe, duke e konsideruar këtë bashkëpunim si një arritje të radhës.
Ai ka shprehur mirënjohje veçanërisht për instruktorët e Ekipit Trajnues dhe Këshillues të Ushtrisë Britanike.
“Shumë urime komandove tona dhe falënderim e mirënjohje e lartë për instruktorët e Ekipit Trajnues dhe Këshillues të Ushtrisë Britanike ( BMATT) krahas gjithë mbështetjes së pandërprerë të Mbretërisë së Bashkuar , qeverisë dhe forcave të saj aleate.
Vazhdojmë drejtë sukseseve të reja dhe projekteve të përbashkëta me aleatët tanë britanikë!”, ka shkruar Mehaj./FolDrejt/