Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, njoftoi se nga sot ekipës këshilluese të NATO-s i është bashkuar edhe znj. Lone Kjelgaard, si këshilltare e lartë ligjore e cila është me përvojë të dëshmuar të punës në çështjet ndërkombëtare.
Për këtë ai njoftoi përmes një postimi në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Ekipës këshilluese të NATO-s nga sot i është bashkuar edhe znj. Lone Kjelgaard, si këshilltare e lartë ligjore me përvojë të dëshmuar të punës në çështjet ndërkombëtare.
Angazhimi i saj është vlerë e shtuar në bashkëpunimin tonë të ngushtë me ekipin e NATO-s përsa i përket reformave ligjore dhe implementimit të Planit të Përgjithshëm të Tranzicionit konform standardeve të NATO-s, pjesë e së cilës aleancë synojmë të bëhemi edhe ne”, u shpreh Mehaj./FolDrejt/