Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka bërë me dije se ka filluar stërvitja ushtarake bazë për rekrutë, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton Mehaj, komanda e doktrinës dhe stërvitjes do të kujdeset për trajnim dhe zhvillim të karakterit luftarak për 316 rekrutët e rinj.
“Fillon Stërvitja Ushtarake Bazë për rekrutë
Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes do të kujdeset për trajnim dhe zhvillim të karakterit luftarak për 316 rekrutët e rinj.
Atdhedashuria dhe profesionalizmi janë pjesë përbërese e plan-programit 9 javor.
Përgatitja për shërbim ndaj vendit fillon sot.
E ardhmja fillon këtu”, ka shkruar Mehaj në Facebook./FolDrejt/