Edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka reaguar pas fitores së Kombëtares së Zvicrës ndaj Serbisë, ku protagonist i një goli ishte edhe futbollisti me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri.
Mehaj ka thënë se fitorja e Zvicrës është fitore e gjithë popullit shqiptar.
“Ushtarët” tanë në formacion të Zvicrrës!
Fitorja e Zvicrrës është fitore e jona, prandaj le të festojmë të gjithë le të festojmë sëbashku.
Sonte punën e kryen “ushtarët” tanë në formacion të Zvicrrës. Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, gjithë kombi krenar me karakterin tuaj luftarak.
Fitoret ndaj Serbisë nuk do t’i ndalim!”, ka shkruar Mehaj./FolDrejt/