Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se FSK ka certifikuar pjesëtarët për mbështetje me zjarr indirekt, transmeton Fol Drejt.
“Me qëllim të përgatitjes profesionale të personelit të Këmbësorisë për operim dhe mbështetje me zjarr indirekt, është realizuar trajnimi për Mortaja 81mm, nga ekipet e ushtrisë Turke”, është shprehur Mehaj.
“Forca e Sigurisë së Kosovës për çdo ditë po ngritë kapacitetet e saj mbrojtëse, duke realizuar kështu trajnime dhe specializime me partnerët, në fusha të ndryshme të përgatitjes profesionale.”, ka theksuar tutje./FolDrejt/