Ministri i Mbrojtjes, Amend Mehaj, ka thënë se FSK-ja është e përgatitur pavarësisht kushteve atmosferike dhe vështirësive të tjera, shkruan Fol Drejt.
“Të jesh gati për çdo situatë do të thotë të trajnohesh t’i bësh ballë çdo moti e çdo vështirësie. Ushtarakët e Forcës së Sigurisë së Kosovës stuhitë i shndërrojnë në avantazhe, sfidat në mundësi për të treguar më të mirën e tyre.”, shkroi Mehaj në Facebook.
Mehaj tha se ushtarët e FSK-së të pajisur me armatimet më moderne ushtarake, e me njohuri të reja strategjike, po tregojnë karakter të një niveli tjetër.
“Sypatrembur si shqiponjat e besnik të kombit si shqiptarët ndër breza.
Ushtria e Republikës së Kosovës, Forca e popullit!”, tha në fund Mehaj. /FolDrejt/