Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se Forcës së Sigurisë së Kosovës i janë ekspertë të rinj të deminimit, shkruan Fol Drejt.
“U certifikuan kursantët e rinj në fushën e EOD, niveli i 2-të, të cilët do u bashkohen ekipeve të deminimit në terren dhe atyre të EOD-së, në përmbushje të misionit fisnik në eliminimin e mjeteve të pashpërthyera në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.”, shkroi Mehaj në Facebook.
Mehaj theksoi se trupat e FSK-së janë në gatishmëri 24/7 për të ruajtur sigurinë e qytetarëve, dhe për të garantuar mbrojtjen e paqes e të territorit të Republikës së Kosovës. /FolDrejt/