Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka njoftuar se po trajnohet grupi i radhës me nënoficerë në Kursin e Avancuar për Lider.
“Këta kursantë, sikur edhe kolegët paraprak, po vazhdojnë të vendosur mbi kontekstin doktrinor dhe vizionin ushtarak që të jenë të gatshëm të luftojnë dhe të fitojnë me vendosmëri kundër çdo kundërshtari, në çdo kohë dhe kudo, si një trup, të kombinuar, me shumë domene, dhe në konflikte me intensitet të lartë”, ka shkruar ministri Mehaj në facebook, i cili ka vënë në theks se stërvitja është e ashpër, realiste, përsëritëse dhe e fokusuar në betejë./FolDrejt/
Postimi i ministrit Mehaj:
“Grupi i radhës së nënoficerët tanë me sukses po realizojnë mësimet teorike dhe praktike në Kursin e Avancuar për Lider
Këta kursantë, sikur edhe kolegët paraprak, po vazhdojnë të vendosur mbi kontekstin doktrinor dhe vizionin ushtarak që të jenë të gatshëm të luftojnë dhe të fitojnë me vendosmëri kundër çdo kundërshtari, në çdo kohë dhe kudo, si një trup, të kombinuar, me shumë domene, dhe në konflikte me intensitet të lartë.
Stërvitja është e ashpër, realiste, përsëritëse dhe e fokusuar në betejë.”