FSK, konkretisht kompania e deminimit, ka nisur operacionin e deminimit për pastrimin e fushave të minuara, planifikim ky për vitin 2023.
Kështu ka njoftuar ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, transmeton Fol Drejt.
Sipas Mehajt, gjatë këtij viti, njësitë e deminimit do të punojnë në katër lokacione të ndryshme të vendit, krahas kujdestarisë së ekipeve për asgjësimin e mjeteve të pashpërthyera.
“Kompania jonë e deminimit, ka filluar operacionin e deminimit humanitar për pastrimin e fushave të minuara, duke u bazuar në planifikimin për vitin 2023.
Gjatë këtij viti, njësitë e deminimit do të punojnë në 4 lokacione të ndryshme të vendit, krahas kujdestarisë në 24/7 të ekipeve për asgjësimin e mjeteve të pashpërthyera (EOD).
Krenar gjithmonë me heronjtë tanë!”, ka shkruar Mehaj në facebook./FolDrejt/