Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj ka shprehur mirënjohje për mërgatën gjatë vizitës së tij në Bruksel.
Ai për këtë reagoi në një postim në profilin e tij zyrtar në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Gjatë vizitës në Bruksel takova të rinj e të reja, bashkatdhetarë tanë e qytetarë të Brukselit, të cilët përveçse asnjëherë nuk harrojnë prej nga vijnë dhe mbajnë gjallë artin e kulturën shqipe përmes organizimit në shoqata, po ashtu vazhdojnë të ofrojnë kontributin e tyre në Kosovë, si atdheun më të shenjtë që pavarësisht distancës gjeografike mbetet gjithmonë afër zemrës së tyre.
Historikisht mërgata ka qenë mbështetja jonë më e madhe. Përvoja e tyre, kuadrot e reja dhe mundësitë e pafundme për të investuar në Kosovë, përbëjnë faktor të rëndësishëm drejt përmbushjes së synimit tonë të përbashkët për një shtet zhvillimor që ofron mirëqenie e barazi për të gjithë.
Përjetësisht mirënjohës ndaj mërgatës tonë!”, u shpreh Mehaj./FolDrejt/