Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, njoftoi se instruktorët italianë mbështesin ngritjen e kapaciteteve të Kërkim Shpëtimit për FSK.
Për këtë ai njoftoi përmes një njoftimi në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Instruktorët Italian mbështesin ngritjen e kapaciteteve të Kërkim Shpëtimit për FSK
Në kuadër të bashkëpunimit që ka FSK me ushtrinë italiane në funksion të ngritjes dhe avancimit të kapaciteteve operacionale në fushën e Kërkim Shpëtimit Alpin, instruktorë italian realizuan trajnim teorik dhe praktik me qëllim përgatitjen sa më të mirë të ushtarakëve të Gardës Kombëtare të FSK-së për të vepruar me efikasitet në rast kërkesash për mbështetje ushtarake të autoriteteve civile”, u shpreh ai./FolDrejt/