Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka dhënë lajmin e vdekjes së ushtarit të rezervës së Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bledar Bujupit.
Humbjet e tilla janë të rënda për familjen, shoqërinë dhe institucionet, ka thënë Mehaj midis tjerash, transmeton Fol Drejt.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin që Bledar Bujupi, ushtar i rezervës së Forcës së Sigurisë së Kosovës ka ndërruar jetë. Në këto çaste të dhimbjes, ju shprehim ngushëllime familjes Bujupi dhe të gjithë të afërmeve të të ndjerit”.
“Humbjet e tilla janë të rënda për familjen, shoqërinë dhe institucionet tonë, këto momente mund t’i përballojmë vetëm duke qëndruar pranë njëri-tjetrit”./FolDrejt/