Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, njoftoi sot se është përmbyllur me sukses Kursi 5 javor për Inteligjencë, Vëzhgim dhe Zbulim.
Mehaj njoftoi për këtë përmes një postimi në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“KDS përmbyll me sukses Kursin 5 javor për Inteligjencë, Vëzhgim dhe Zbulim
Ndërtimi, zhvillimi dhe edukimi i personelit në profesione ushtarake po vazhdon përmes stërvitjeve Individuale profesionale në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes.
20 nënoficerët dhe oficerët e sapo diplomuar do jenë krah i fuqishëm dhe profesional në ndërtimin e aftësive luftarake në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Mehajt./FolDrejt/