Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj ka zhvlluar një takim me Ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se do të thellojnë bashkëpunimin në mes të dy shteteve, transmeton Fol Drejt.
“Kosova dhe Shqipëria do të thellojmë edhe më shumë bashkëpunimin vëllazëror në interes të të dyja vendeve tona
Edhe në këtë takim me vëllain, Ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi ndamë kënaqësinë me sukseset e përbashkëta gjatë këtij viti, duke u zotuar që edhe në vitin e ardhshëm të rrisim bashkëpunimin në fushën e arsimimit e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake, me fokus në forcimin e gatishmërisë për ndërveprim operacional sipas konceptit “Smart defense”.
Bashkëpunimi bilateral Kosovë -Shqipëri dhe rajonal me vendet partnere në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, është në interes të të dyja vendeve dhe në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale e më gjerë.
Së bashku jemi gjithmonë më të fortë!”, u shpreh Mehaj./FolDrejt/