Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se Kosova do të jetë nikoqire e ushtrimit më të madh ndërkombëtar ushtarak “Defender Europe ’23”, shkruan Fol Drejt.
“Kosova do të jetë nikoqire e ushtrimit më të madh ndërkombëtar ushtarak “Defender Europe ’23”, që do të realizohet nga data 21 maj deri më 2 qershor 2023.”, shkroi Mehaj në Facebook.
Mehaj shtoi se FSK është e gatshme për të kontribuar në çdo mision të NATO-s. /FolDrejt/