Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se Ushtria e Republikës së Kosovës posedon kapacitete moderne luftarake për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit shtetëror të vendit tonë, shkruan Fol Drejt.
“Ushtria e Republikës së Kosovës me kapacitete moderne luftarake për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit shtetëror të vendit tonë.
Vazhdojmë me zhvillimin dhe avancimin e forcave tona sipas standardeve më të larta të forcave të vendeve anëtare dhe partnere të NATO-së për pjesëmarrje efektive në operacione ndërkombëtare të paqes në ndërveprim dhe përkrah forcave aleate të prirë nga ShBA.
Detyra, Nderi dhe Atdheu mbi të gjitha!”, shkroi Mehaj, në Facebook. /FolDrejt/